Halil Geci: Po marrin fund historitë e tradhtarëve të opozitës

4 months ago 20

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, Serbia ka filluar të humb mbështetjen e perëndimit.

Sipas tij kjo ka ndodhur pas shumë çështjeve që ndodhën këto ditë.

Ai thotë se perëndimi tashmë po e di se Serbia po e dëshiron zajednicës e vitit 2013 dhe atë të 2015 me kompetenca ekzekutive.

Geci tutje shton se mashtrimet dhe gënjeshtrat serbe kanë filluar të marrin fund.

“Tashmë po marrin fund edhe historitë e tradhtarëve opozitarë të cilët e gënjenin popullin se me bisedime kemi fituar. Po edhe e keqja e së keqes tjetër kur tentonin ta mashtrojnë popullin e mjerë kinse me bisedime po e mashtrojnë Serbinë”, potencon ai.

Ai shton se, kjo ndodhi kur në bisedime e humbën sovranitetin e Kosovës.

“Kjo ndodhi kur ia dhanë Zajednicën me kompetenca ekzekutive, kur ia falën manastiret shqiptare të paqena kurrë serbe me ekstraterritoret rreth tyre, kur i falën Malit të Zi tokë Rugove, kur e hodhën mbi tryezën e bisedimeve ndarjen e Kosovës e shumë të tjera poshtërsi që s’i mban kjo tokë…!”, potencon ai.

Geci shton se, tradhtarët thonin se “ne po fitojmë në bisedime” duke u munduar të hedhin hi syve.

“Dhe… më e neveritshmja ishte kur thoshte “Polari i Brojës” dhe rrethi kriminal i PDK-së, si dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës, dhe mbështetësit e tyre: Luta, Agimi... “po e mashtrojmë Serbinë”! Një elitë qesharake vërtet. E pra, siç po shihet, nuk mbahet shteti e pushteti me gënjeshtra, populli nuk rri gjithmonë në gjumë dhe ja e vërteta”, përfundon Halil Geci.

comment

Read Entire Article