Halil Geci ‘zbulon’ çka i premtuan Vuçiqit, PDK-ja dhe LDK-ja - ka një thirrje për Albin Kurtin që e trondit opozitën!

10 months ago 14

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, dështimi i sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë me 24 shtator dhe mos arritja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që përmes grupeve paramilitare të ushtruara në Seri për t’i ndryshuar kufijt me dhunë, i ka mërzitur analistët politikë në Kosovë, Serbinë e Rusinë.

Geci ka kritikuar perëndimin që kërkuan largimin e Policisë së Kosovës nga veriu, të cilën e quan tradhti, dhe këtë Josep Borrelit e Mirosllav Lajçakut ua nxori, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Qëllimi dhe marrëveshjet e fshehura të Vuçiqit me mercenaraët e evropian, është një lojë që po i bëhet Kosovës prapaskene nga disa shtete evropiane përmes dy percenarëve evropian, Lajçak e Borell për të nda Kosovën. Por, a thua si ndihen këta dy emisarët evropian kur institucionet e Kosovës ua minuan projektin e tyre për ndarjen e veriut? Kjo u pa se Lajqaku, Rusia, Borelli dhe Serbia i ka përgatitur të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit se Kosova është faktori destabilizues në rajon duke krijuar shansin e Serbisë për ndërhyrje ushtarake për të ia lehtësuar aneksimin e veriut”, thotë Geci.

Veprimtari i LDK-së, thekson se këmbëngulësia e Kurtit se nuk do ta lë veriun e Kosovës në dorën e kriminelëve, ia zbardhën fytyrën shtetit të Kosovës dhe krejt shqiptarisë.

“LDK dhe PDK ia kishin premtuar Vuçiqit nënshkrimin dhe votimin në parlament për veriun e Kosovës përmes liderit të Serbisë, polarit të Brojës dhe Isa Mustafës si dhe mbështetësitë të tyre Agim Veliut, Lutfi Hazirit etj, që do të ia japin veriun, pra Trepçën dhe Ujmanin Serbisë së bashku me nja 17 fshatra të Kosovës dhe në këtë mënyrë për tia kryer amanetin Rankoviqit i cili paska pasur shumë dëshirë të merr Mitrovicën”, thekson Geci.

Ai shton se këta ‘tradhtar’ gati e dërguan në vend amanetin e Rankoviqit.

“Lumiri dhe Memli, jarani i Polarit së bashku me partitë e vogla thonin njëzëri se na prishët me Amerikën. U pa haptazi se nuk ishte puna e Amerikës, ngase pa Amerikën, Kurti nuk do të mund të kryente kaq me sukses përballjen me një shtet kaq të fuqishëm, duke ua hedhur në ajr ëndërrën e aneksimit të Trepçës dhe Ujmanit. Por, opozitarët që ishin bërë multi milioner përmes Radoiçiqit duke kthyer veriun në zonë kriminale e kishin forcuar aq fort Radoiçiqin dhe listën serbe që vet e kishin krijuar sa ti kap armët e të lufton me shtetin që vet iu jepte para dhe i forconte, përms këtyre opozitarëve e lejuan kolonizimin e veriut duke ndërtuar koloni për serbët pa qenë kurrë banor të Kosovës”, shton tutje Geci.

Sipas tij, opozita dhe analistët janë mërzitur që Serbia nuk pati mundësi të aneksojë tokën e Kosovës.

“Perëndimi e akuzon Kosovën dhe i bën sanksione vetëm pse po e bllokon vijën e Putinit, kurse Seribinë po e ledhatojnë edhe pas katër luftërave që i bëri me gjenocid e aneksim të tokave të huaja”, thotë ai.

“Tash rendi i Albin Kurtit është që të i konfiskon pasuritë e gjithë atyre opozitarëve që e fituan pa mbulesë me Radoiçiqin dhe format tjera të pasurimit duke e plaçkitur shtetin dhe kështu donin të hynin në Evropë me Radoiçiqin, pa Trepçën dhe Ujmanin”, përfundon Halil Geci.

comment

Read Entire Article