Halling: A jeni në gjendje të më thoni sasinë e gjakut që ishte në dysheme. Russell: Nuk ishte dhe nuk dua të jem…ta përshkruar tepër atë. Nuk dukej gjakderdhje e madhe, por ishte një njollë e madhe rreth 40 centimetra. Dukej sikur ishte rënë nga sipër dhe ishte zgjeruar një njollë, ishte shkaktuar nga plagë, pas ekzaminimit”, tha Russell. Russell: Unë doja të dija se çfarë po ndodhte aty Russell: Më kujtohet shumë mirë që e kam çuar atë në vend dhe i kemi treguar se çfarë kemi gjetur. E kemi treguar edhe problemin që përbën kjo. Halling: Kur arritët aty a e pyetet se çfarë ishte kjo? Russell: Nuk më kujtohet saktësisht apo hollësitë e bisedës, këto kanë qenë momente tensioni por më kujtohet që unë doja të dija se çfarë po ndodhte aty. Halling: Ahmet Isufi të dha ty ndonjë shpjegim se çfarë po ndodhte në atë dhomë? Russell: Ai ishte i kujdesshëm, i rezervuar. Ai e dinte se ne kishim një zinxhir autoriteti dhe dinte që nuk isha në krye të këtij zinxhiri dhe besoj që e ka përdorur këtë për të fituar kohë. Halling: A e mohoi që kjo dhomë ishte përdorur për të torturuar njerëz? Russell: Nuk dha asnjë mendim apo opinion lidhur me atë që kishim gjetur përkundër disa të tjerëve ai nuk bëri asnjë koment lidhur me atë që kishim gjetur lidhur me armët apo dhomën e torturës. Russell: Ky operacion ka shokuar shumë njerëz Halling: OSBE duket të jetë e interesuar për këtë ngjarje, për aq sa dini na përshkruani reagimin nga organizata të tjera, përveç UÇK-së ndaj këtij operacioni që ju bëtë? Russell: Besoj që kjo gjë ka shokuar shumë njerëz, në shumë aspekte, përfshirë edhe neve. Halling: Për çfarë arsye kjo përbënte një lajm të madh kjo që kishit bërë ju? Russell: Ta themi thjesht, po të kishim zbuluar diçka të tillë në anën tjetër, nuk do të kishte qenë tronditëse. Por për shkak se kjo ishte në anën e atyre që ne me të cilët bashkëpunonim, ishte tronditëse për neve. Halling: Për shkak se ishte tronditëse operacioni juaj tërhoqi vëmendje të madhe? Russell: Po, u vu në pikëpyetje bilës edhe në ditën kur po zhvillohej operacioni kishte shqetësime për atë që ne po provokonim, do të shkaktonim”, deklaroi ai. Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

2 months ago 11

Princi William nuk ka në plan të ftojë vëllain më të vogël Harry në kurorëzimin e tij kur të vijë koha, thonë burime të brendshme. Edhe pse dikur ishin të afërt, besohet se vëllezërit mbretërorë nuk kanë folur për gati dy vjet.

Miqtë e Princit të Uellsit, raportuan se William nuk dëshiron që Harry të jetë i pranishëm kur ai të kurorëzohet mbret. Një burim i afërt me William tha për “The Sunday Times” se: “Këtë vit fokusi i tij ka qenë shumë te gruaja, fëmijët dhe babai i tij. Vëllai i tij nuk është me të vërtetë diçka që diskutohet”.

Si Princesha e Uellsit ashtu edhe Mbreti u diagnostikuan me kancer në fillim të këtij viti. Harry dhe Meghan dyshohet se mësuan për diagnozën e Kate në të njëjtën kohë me publikun e gjerë kur ajo e njoftoi atë në botë në një video mesazh tronditës të filmuar në kopshtet në Windsor.

Një burim i afërt me Harryn dhe Meganin tha se ata kontaktuan privatisht me ta për t’i uruar shëndet, por kontakti nuk iu kthye. Ashtu siç është dokumentuar edhe në librin e tij më të shitur me kujtime “Spare”, Harry ndihet i përbuzur nga anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë vëllain e tij. Vëllezërit e motrat mendohet se nuk kanë folur që nga funerali i gjyshes së tyre Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.

Rikujtojmë se Princi William e ka ndaluar Meghan Markle të mbante bizhuteritë e Princeshës Diana në një përpjekje për të ngadalësuar integrimin e saj në familjen mbretërore britanike, sipas një libri të ri për jetën e Kate Middleton.

William thuhet se e mori vendimin teksa i kërkoi Princit Harry të ngadalësonte ecurinë e marrëdhënies së tij me Markle, pasi ata filluan të takoheshin në vitin 2016.

Read Entire Article