Hamasi liron 11 pengje, mes tyre edhe binjakët 3-vjeçarë

10 months ago 19

Ushtria izraelite ka konfirmuar se 11 pengje janë liruar nga Hamasi.

Pengjet do t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore, tha IDF dhe forcat do t’i shoqërojnë ata derisa të ribashkohen me familjet e tyre.

Sipas zëdhënësit të qeverisë izraelite, Mark Regev, disa fëmijë, përfshirë binjakë trevjeçarë, janë ndër pengjet e liruara këtë mbrëmje nga Hamasi.

Ai i tha BBC News Channel se ata ishin transferuar në Kryqin e Kuq, duke shtuar: “Ne po presim që ata të kthehen në tokën izraelite, vetëm kur të kthehen në shtëpi mund të themi se kjo është bërë me të vërtetë. Ne mendojmë se tani është vetëm çështje kohe”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari tha në X se pengjet janë persona me dy shtetësi.

“Izraelitët e liruar nga Gaza përfshijnë 3 shtetas francezë, 2 shtetas gjermanë dhe 6 shtetas argjentinas”,  tha ai.

Ai gjithashtu konfirmoi se, siç tha Hamasi më herët, palestinezët që lirohen nga burgjet izraelite përfshijnë 30 fëmijë dhe tre gra.

Top Channel

Read Entire Article