Hamasi publikon një video ku thotë se tregon tri gra që u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza gjatë sulmeve të 7 tetorit

10 months ago 18
Reklamë

Hamasi ka publikuar të hënën një video që tregonte tri gra nga më shumë se 230 personat që Izraeli thotë se u rrëmbyen nga militantët dhe u dërguan në Gaza gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Grupi palestinez iu referua grave në video si “të burgosura sioniste”, por nuk ishte e mundur menjëherë të verifikohej identiteti i tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E ulur në karrige plastike, një nga gratë i kërkon kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu të bie dakord për një shkëmbim të burgosurish për lirimin e të gjithë robërve.

Dhe kryeministri izraelit Bejamin Netanyahu e dënoi videon e publikuar nga Hamasi si “propagandë mizore psikologjike”.

Pengjet u kapën kur qindra persona të armatosur të Hamasit sulmuan përtej kufirit në jug të Izraelit dhe sulmuan komunitetet, qytetet dhe bazat ushtarake.

#شاهد
عدد من الأسرى الصهاينة لدى القسام يوجهون رسالة لنتنياهو والحكومة الصهيونية pic.twitter.com/AJejzTsNPS

— وكالة شهاب للأنباء (@ShehabAgency) October 30, 2023

Autoritetet besojnë se ata po mbahen në një rrjet gjigant tunelesh nëntokësore të ndërtuara nga Hamasi në territorin e rrethuar.

Izraeli thotë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë, u vranë në sulmet më të këqija në historinë e Izraelit, duke nxitur forcat e tij të nisin luftën aktuale të Gazës.

Në anën tjetër, Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 8,300 njerëz, kryesisht civilë – dhe më shumë se gjysma gra dhe fëmijë – janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite. /Telegrafi/

Read Entire Article