Hamasi tha se armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve, reagon Blinken

10 months ago 9

Antony Blinken iu kundërpërgjigj pretendimeve të Hamasit se SHBA-ja dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse dëshironin që armiqësitë të rifillonin mes të dyja palëve.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron në Dubai, ku ka dhënë një deklaratë për shtyp pas akuzave të Hamasit se amerikanët dhe izraelitët janë shkaktar të prishjes së armëpushimit në Gaza.

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund – ajo mori fund për shkak të Hamasit”, tha ai.

US Secretary of State Antony Blinken says a "pause" between Israel and Hamas "came to an end because of Hamas".

He adds that there is a focus "on trying to make sure that this conflict doesn't spread, that it doesn't escalate in other places".https://t.co/azb3Yvstiw

📺Sky 501 pic.twitter.com/wfTDeCeA5O

— Sky News (@SkyNews) December 1, 2023

Zyrtari amerikan përmend raketat e lëshuara drejt Izraelit përpara përfundimit të armëpushimit dhe disa të shtëna në Jerusalem, si shembuj që dëshmojnë se Hamasi nuk ishte i interesuar të respektonte kushtet e marrëveshjes.

“Ajo [gjithashtu] hoqi dorë nga angazhimet që mori për sa i përket lirimit të disa pengjeve”, shton ai, raporton skynews.

Blinken thotë se fokusi i SHBA-së është në kthimin e pengjeve ndërsa vazhdimisht po ua kujton autoriteteve izraelite që të mos i vrasin civilët në Gaza.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në të njëjtën linjë si Blinken ka fajësuar Hamasin për prishjen e armëpushimit. /Telegrafi/

Read Entire Article