Hapet gara për studimin dhe projektin e rrugës së re Dhërmi-Sarandë

1 month ago 7
Reklamë

Qeveria parashikon ndërtimin e aksit të ri rrugor Dhërmi-Palasë me gjatësi prej 4 km.

Rruga e re parashikon të shmangë kalimin nëpër zonat e banuara për të lehtësuar qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur garën për studimin dhe projektimin e saj me një fond limit prej rreth 82 milionë lekësh.

Gjurma e rrugës që duhet studiuar pritet të kalojë në katër bashki të ndryshme, që janë Delvina, Himara, Finiqi dhe Saranda.

Të gjitha këto bashki kufizohen mes njëra-tjetrës dhe ndodhen në pjesë jugore të vendit tonë.

Ajo që kërkohet në termat e referencës është studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar që merr për bazë dhe zbaton standardet e rregullores teknike të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve, për aksin rrugor “Rruga e Bregut”, (Dhërmi – Sarandë).

Segmenti rrugor do klasifikohet si kategoria C2 “rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi).

Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi.

Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat fshati Dhërmi, fshati Ilias, kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit, fshati Vuno, Jala, qyteti i Himarës, fshati Livadh,Porto Palermo, fshati Qeparo, fshati Borsh, Piqeras, Bunec, Lukovë, Shën Vasil, Nivicë e Kakome.

Read Entire Article