Hapet kutia e parë, nis procesi i numërimit të votave për kryebashkiakun e ri të Kukësit

11 months ago 24
Reklamë
23:17 24/09/2023

Kutia e parë që shënon dhe nisjen e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet në Bashkinë Kukës është hapur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00.

Votimet e po ashtu edhe procesi i administrimit të të gjitha procesverbaleve të kutive të votimit ka shkuar normalisht dhe po probleme.

Në qendrën e votimit ndodhen përfaqësues të PS-së si dhe të koalicionit “BF”.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka raportuar se kanë qenë rreth 20 mijë qytetarë të cilët i janë drejtuar kutive të votimeve  (44%) nga 45 mijë e 946 që kishin të drejtë vote në Kukës për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Në garë janë Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS. Emri Vata, i zgjedhur nëpërmjet procesit të primareve, vjen nga radhët e policisë ku ka mbajtur dhe poste drejtuese. Ndërsa Albert Halilaj ka mbajtur postin e prefektit të qarkut të Kukësit, dhe më herët kaq qenë në krye të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article