Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto nga tuneli i Llogarasë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai e konsideroi tunelin një një vepër historike.
Sot është dita kur tuneli do të hapet, ndërsa pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb