Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos deklaroi nga Korça tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të fokusohet tek shteti i së drejtës, ndërsa përparon në hapjen e kapitujve për integrimin.
“Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim”, thotë ai.
Ambasadori tha se dialogu opozitë mazhorancë është shumë i rëndësishëm për vendin. “Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe manxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”, u shpreh më tej.
Diplomati u pyet edhe për ngritjen e një komisioni për dezinformimin, duke mos preferuar të jepte ndonjë koment. “Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, tha ai.
Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ka qenë këtë fundjavë në Korçë për të marrë pjesë në mbrëmjen e poezisë holandeze në galerinë e arteve dixhitale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb