“Hapja e urës është ekskluzive e Kosovës”/ A po frikësohen ndërkombëtarët nga Serbia?

1 month ago 11
Reklamë

Për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, kanë reaguar ndërkombëtarët, mirëpo Qeveria e Kosovës, duket mjaft e vendosur që ta merr një vendim të tillë.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që për këtë çështje të dialogohet në Bruksel me Serbinë, por nga Kosova po mendojnë ndryshe.

Një mendim të tillë e ka edhe profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai thotë se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk duhet të jetë çështje e Serbisë dhe as më pak të flitet në Bruksel.

Ai thotë se ura është brenda dhe jo jashtë kufijve të Kosovës.

“Ura është ekskluzivë çeshtje e rendshme e qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Përzierja nga jashtë e ndërkombëtarëve por edhe e QUINT-it është përzirje në çështjet e berndshme të Kosovës, përzierje në sovranitetin dhe integritetin e saj”, shton ai.

Maxharraj pohon se kjo çështje është e drejtë kushtetuese dhe ligjore e Kosovës.

“Hapja e urës është paraparë edhe me marrëveshen e 2 shkurtit 2016, qeveria e Kosovës nuk duhet të ndalet në hapjen e saj, sepse është e drejtë e saj. Nuk pine ujë deklaratat e Ambasadorit Italian në Kosovë, se hapjën e urës Kurti po e kërkon për qëllime elektorale”, thotë ai.

Ai shton se ndihma e ndërkombëtarëve dhe QUINT-it nuk duhet të jetë në pengimin e hapjes së urës.

“Këta duhet të ia bëjnë me dije Serbisë se kjo është çështje e Kosovës dhe jo të hesht ndaj reagimeve të Serbisë, me të cilat jemi mësuar që tri dekada, duke ia bërë me dije Serbisë se hapja e urës është çështje  e Kosovës, se ajo bëhët për të mirën e komunitetit serb dhe shqiptar që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Çdo veprim ndryshe ndërkombëtarët e kanë nga frika e reagimi Rus dhe në veçanti të Serbisë, që kjo nënkupton se mos hapja e urës a fsheh ne vete edhe synimet territoriale të Serbisë duke e ruajtur status kuon e urës për çfarë edhe ndërkombëtarët dhe QUINT-i po i dalin në ndihmë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article