Hapja e urës, fundi i Kurtit apo fitore/ Analisti jep parashikimin e mirë: Do të forcohet pozicioni i kryeministrit ndaj…!

1 month ago 7
Reklamë

Politika

Nga: A.SH Më: 10 gusht 2024 Në ora: 11:57

Ura e Ibrit, Mitrovicë

Ura e Ibrit për qarkullim është bërë gati. Ajo madje është testuar me kamionë.

Qeveria e Kosovës është e bindur për hapje, derisa ndërkombëtarët janë shprehur kundër, kurse disa të tjerë po e shohin se një veprim i tillë mund të nxisë konflikte.

E kundër hapjes së urës janë edhe serbët e Kosovës, të cilët thanë se kjo urë vetëm ka sjellë konflikte.

Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se hapja e urës e forcon Kurtin përballë Serbisë dhe BE-së.

Madje, ai pret që Kurti ta çoi misionin e tij deri në fund, që Mitrovica të jetë një, siç duhet të ishte gjithmonë.

Përkundrazi, hapja e Urës vetëm sa forcon pozicionin e Kurtit karshi Serbisë dhe BE. Hipokrizia e BE-së njohim sovrnaitetin e Kosovës në gjithë territorin e saj dhe në anën tjetër kritikon qeverinë për sovranitet shpërfaq fytyrën e saj, lojën e saj të dyfishtë.

BE dhe SHBA si për targat, dinarin dhe të tjerat kanë bërë presion por mos dorëzimi i qeverisë para presioneve ka sjellur realitetin që sot është në veri. E njejta gjë do të ndodhë dhe në urën, ajo do të hapet e presionet do të harrohen, përfundimisht Mitrovica do të jetë një, ashtu siç është dashur të jetë.

Pres që Kurti të çoj deri në fund misionin e nisur, qytetarët i ka pas dhe sigurisht mandati tjetër është i garantuar”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article