Hapja e Urës së Ibrit/ Deputeti vjen me ‘zgjidhjen’ – jep një porosi edhe për opozitën!

3 weeks ago 48
Reklamë

Hapja e Urës së Ibrit mbetët qëndrim i palëkundur nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkombëtarët për këtë çështje u shprehen kundër, duke insistuar që të mos ketë një gjë të tillë.

E në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga LVV, Gramos Agusholli.

Ai thotë se Ura e Ibrit nuk është dashur të mbyllet asnjëhere e lëre të bëhet temë diskutimi në Bruksel.

Ndër të tjera, deputeti shton që kjo çështje nuk duhet të jetë e negociueshme me askënd tjetër, përveçse me popullin tonë.

Image

Gramos Agusholli

“Unë konsideroj se çdo ndalesë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave është një shkelje e parimeve bazë të demokracisë.

Ura nuk është dashur të mbyllet kurrë, e lëre më të bëhet temë diskutimi në Bruksel.

Hapja e urës është një dëshmi e qartë se shteti ynë ka shtrirë sovranitetin edhe në pjesën veriore, dhe nuk ka asnjë problem mes komuniteteve atje.

Kjo çështje nuk duhet të jetë e negociueshme me askënd tjetër, përveçse me popullin tone”, u shpreh ai.

Ndër të tjera deputeti shton që duhet të këmbëngulim në hapjen e saj dhe të koordinohemi me shtetet aleate për ta arritur këtë.

“Megjithatë, duke qenë se jemi në këtë situatë, mendoj që duhet të këmbëngulim në hapjen e saj dhe të koordinohemi me shtetet aleate për ta arritur këtë.

Zërat që thonë thonë se kjo është një ‘fushatë parazgjedhore’ dhe se ‘do të na prishë me ndërkombëtarët’, janë krejtësisht të pabaza në këtë moment.

Për këtë vendim duhet te jemi të bashkuar dhe të veprojmë në të mirë të qytetarëve dhe interesit të shtetit tone”, përfundoi deputeti Agusholli për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article