Hapja e urës së Ibrit, ish-ambasadori zbulon prapaskenat e skenarit të Listës Serbe dhe Vuçiqit: Në ekstrem…!

4 months ago 8

Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër është rikthyer sërish në temë diskutimi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Vendimi për hapje të urës ishte marrë në prill të vitit 2023, por që atëherë nuk janë marrë asnjëherë hapa drejt zbatimit të tij.

Këtë të premte, asamblistët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Mitrovicës së Veriut, kanë kërkuar që të zbatohet një vendim i marrë vitin e kaluar për hapjen e urës së Ibrit.

Mirëpo, kryetari i Kuvendit komunal, Nexhad Uglanin, ka thënë se zbatimi i vendimit për çështje të urës u takon autoriteteve lokale.

“Ne e përkrahim çdo lëvizje, ura s’na duhet si simbolikë, por na duhet për bashkëjetesë mes komuniteteve”, ka thënë ai gjatë mbledhjes.

Zbatimi i këtij nxiti reagime të mëdha.

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Image

Robert Bosch.

Ai tha se këtë vendim Lista Serbe do tentojë ta përdor për nxitje të tensioneve dhe për ta akuzuar qeverinë Kurti.

Diplomati holandez kërkoi që njëherë t’iu bëhet presion ndërkombëtareëve që ta pranojnë zbatimin e vendimit për urën e Ibrit.

“Edhe pse me sa mbaj mend u vendos që ura të hapej në vitin 2015, nuk ndodhi kurrë si me shumë vendime tjera. Me siguri Lista Serbe, ‘lexo’ Vuçiq, do ta përdorë atë në ekstrem për të akuzuar qeverinë e Kosovës për rritjen e qëllimshme të tensioneve.

Duke qenë se ndërkombëtarët as nuk duan tensione shtesë, ata gjithashtu do të këshillojnë të mos çojnë në bllokim të vazhdueshëm. Pra, më mirë të ushtrosh presion mbi ndërkombëtarët në fillim për të zbatuar përfundimisht vendimin e vitit 2015”, deklaroi Bosch për “Bota sot”.

Kujtojmë se, kundër hapjes së urës ka dalë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Sipas saj, hapja e urës për automjete është “absolutisht e panevojshme, e papranueshme dhe një lëvizje përshkallëzuese, që synon destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

comment

Read Entire Article