Hapja e urës së Ibrit në pikëpyetje, vjen paralajmërimi i fortë - përmendet një plan i vjetër për ndarjen e Kosovës!

2 months ago 9
Reklamë

Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka përcjellë shumë qeveri në Kosovë dhe diplomatë të huaj, ndërsa vazhdon të diskutohet edhe sot.

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut bëhet thirrje që ura të hapet, por faktori ndërkombëtar apelon për koordinim në çdo hap.

E në lidhjë me këtë çështje për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Si fillimi, ai u shpreh se ura në fjalë tregon një gjendje shqetësuese për shqiptarët dhe serbët që jetojnë në këtë pjesë të vendit.

Sipas tij, gjërat nuk e kanë marrë drejtimin për marrëveshje dhe mirëkuptim mes dy popujve, për faj të serbëve dhe urës, e cila projektin e ndarjes e ka shumë të hershëm.

“Ura mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, tani për tani sinjalizon një gjendje shqetësuese dhe dëshprimi në marrëdhëniet në mes dy popujve, atij shqiptar dhe serb, e cila gjendje i ngacmon plagët e rënda të popullit tonë, ato plagë që akoma gjenden të pashëruara dhe që lëngojnë përgjatë shekujve.

Populli shqiptar, si shumicë dhe populli serb si pakicë, jetuan së bashku në këtë tokë dardane, por nuk kaluan vizionin e qartë të tyre, atë të fqinjësisë dhe miqësisë së mirë, jo për fajin e shumicës shqiptare, por pakica serbe ishte ajo, që gjithherë i nxiti konfliktet dhe përçarjet në këtë vend.E kaluara do ta nxiste ndjenjën e ankthit, por edhe e tashmja duket dëshpëruese, kur nuk e merr për bazë horizontin e vet të qartë për një të ardhme më të mirë, e cila duhet të jetë në përputhje të plotë me të tanishmen të fiksuar në këtë zhvillim kohe dhe zhvillim shekulli.

Sikur vërehet akoma prirja e një hemogjeniteti në prezentimin e fatit të dy popujve, kryesisht akoma nuk merr kahe të duhur të pajtimit dhe mirëkuptimit në mes vete, por përqendrohet në të kundërtën e saj, sidomos kur në vend të harmonisë dhe bashkëjetesës në mes këtyre dy popujve, shohim sot një urë ndarëse, e cila projektin e ndarjes e ka shumë të hershëm”, shpjegoi opinionisti.

Gjithashtu, Preqi vlerëson se “nyja” e problemit, gjendet te Beogradi dhe politikat e tij përçarëse, marrë parasysh edhe faktin se nuk dëshiron marrëveshje.

Image

Dedë Preqi.

Në këtë pikë, ai fajësoi edhe BE-në për neglizhencë në lidhje me hapjen e urës Ibër, gjë e cila ishte paraparë kohë më parë.

“Në këtë vazhdimësi kohe, e cila në një piëkpamje zhvillohet përditë para syve tanë dhe botës së qytetëruar, një akt i shëmtuar, të cilën po e përcjell një dozë e përçarjes, duke ia imponuar tërë kuptimin jetës normale, mund të jetë edhe më tragjike për gjeneratat e reja dhe të ardhmen e tyre.

Boshti kryesor që përbën nyjën e këtij relacioni të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, është i lidhur ngushtë me politikën e Beogradit, e cila në fakt nuk përputhet me të vërtetën dhe jetën e këtyre popujve, dhe ky raport nuk ndriçon marrëdhëniet dhe tiparet e mira në sigurinë dhe jetën e popujve të një vendi në kushte normale dhe stabile.

Ura mbi lumin Ibër, ka qenë e paraparë të lirohet më herët dhe të zhbllokohet kalimi i përgjithshëm mbi këtë urë, për të cilën kujdeset KFOR-i, dhe të bëhet kjo urë kaluese dhe e lirë për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, por deri këtu kemi një neglizhencë të BE-së, e cila si ndërmjetësuese për lirimin e kësaj ure nuk e jep sinjalin akoma, me siguri se po pret një miratim nga Beogradi”.

Në vazhdim, opinionisti potencoi se ura Ibër më shumë është simbol i ndarjes së Kosovës, projekt ky që është hartuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, të Beogradi.

“Bashkësisë ndërkombëtare, gjehjësisht të BE-ja, në këtë rast, shumë pak është e disponuar me forcën e një bashkëpunimi, i cili do të mund të hidhte dritë të mjaftueshme në marrëdhëniet e dy popujve, duke mos arritë të plotësojë disa detyra dhe ato më elementare, sikur që është lëvizja e lirë qytetareve të këtij vendi.

Dhe, do të ishte e dëmshme për një shoqëri bashkëkohore dhe pro-evropiane, që të bëhet «Ura» një simbol i ndarjes në mes popujve, në vend të bashkimit të popujve, por po dihet qartë se rrënjët e këtij fenomeni gjenden dikund thellë, të cilat i ka hartuar dhe projektuar Akademia e Shkencave dhe Arteve, të Beogradit, njëra një ndër projektet e ndarjes së Kosovës.

Motivet e gjithë kësaj ndarje janë shprehje e një aspekti jo të drejtë shoqëror, që rrjedhën e kanë nga koha e kaluar, e cila e ka shprehjen e paragjykimeve të vjetra, dhe këtë vizion të turbull e ka ndjekur dhe përcjellë një kohë të gjatë populli serb, i zhytur aq thellë në mitet e tyre, sa që nuk po i mjaftojnë fuqitë dhe rrjedhat demokratike të kohës”, theksoi Preqi.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe lojërat që po i bën Beogradi me Kosovë, derisa kërkoi nga qeveria Kurti të mos lëshojë pe në lidhje me veriun.

Madje, tha se duhet të ketë kujdes, edhe me Asocaicionin dhe të mos humbë Kosova asnjë pjesë të territorit të saj.

“Kjo divergjencë e shtetit serb, në fakt nuk mund ta zbusë komponentin e këtij rrugëtimi të planit të një marrëveshje dhe marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, sepse akoma pretendon riokupimin e saj me këto lojëra politike, por si një përfundim, Serbia, po provokon dhe po provon edhe njëherë, që përmes «negociatave» të rrejshme dhe propaganduese ta përvetësojë lojën e saj grabitqare.

Nëse Kosova dhe qeveria e saj lëshojnë pe me veriun e saj, apo në një mënyrë përmes „Asociacionit një etnik serb”, i cili është programuar me planin e Serbisë, dhe i përkrahur nga aleatët e saj, të cilët ndoshta do e marrin me mend fundin e kësaj loje, siç ka përfunduar me modelin e Bosnjës dhe Hercegovinës, edhe pse në mes të kësaj loje kanë qenë edhe ndërmjetësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Kosova dhe qeveria e saj, ndoshta e pafuqishme për t’u përballur e vetme me Serbinë, por është e vetëdijshme me rrethanat dhe politikat e Serbisë, e cila paraqitet në Bruksel, si viktimë dhe Kosovën e paraqet si agresor, do të pësonte edhe më shumë, nëse në këto marrëveshje duhet të humbë territoret e veta, apo t’i cungohet një pjesë e territorit të saj”

Më tej, ai këtë urë e konsideroi su “mollë sherri”, derisa fjatore për moszgjidhjen e këtij problem e lë bashkësinë ndrëkombëtare.

Opinionisti vlerëson se ndërkombëtarët do të mund të kishin bërë më shumë për hapjen e Urës Ibër.

“Prandaj, në këtë rrafsh, bie në sy edhe Ura e Ibrit, e cila është bërë jo urë kaluese në këtë vend, por si një mollë e ndaluar dhe sherri, duke simbolizuar një ndarje territoriale në mes popullit serb dhe atij shqiptar, të cilët jetojnë në një shtet të përbashkët, apo multietnik, ku nuk do ta gjenin edhe një vend më të mirë.

Edhe pse nuk mundemi ta fajësojmë për të gjitha faktorin ndërkombëtar, mirëpo faktori i jashtëm ka ndikim të madh në zgjidhjen e këtij problemi, sepse faktori i brendshëm edhe pse duhet të jetë aktiv dhe promotori i zgjidhjes së problemit, duke marrë detyra konkrete për hapjen e kësaj ure, por marrëveshjet dhe vendime të harmonizura duhet të merren me faktorin ndërkombëtar për të mos ardhur deri te më e keqja.

Serbia edhe para faktorit ndërkombëtar në mënyrë të qartë dhe të theksuar e bën diferencimin e shqiptarëve, duke mos kërkuar falje për viktimat dhe duke mos pasur mirëkuptim për të pagjeturit e luftës dhe as që tregon as sot këto ditë ndonjë mirëkuptim, e cila ka mbetur peng i së kaluarës, që nuk e lejon ta kalojë kufirin e saj të shëmtuar të një populli, i cili do të mbetët gjithherë përgjegjës ndaj historisë dhe popullit shqiptar”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

Read Entire Article