Hapja e Urës së Ibrit/ Ngrihet alarmi për kundërshtarët e këtij vendimi – zbulohet qëllimi i Serbisë!

1 month ago 8
Reklamë

Presidentja Vjosa Osmani i ka cilësuar si raciste deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, lidhur me çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, i cili vazhdimisht thotë se kjo temë duhet të trajtohet në kuadër të dialogut.

Ai nuk ka komentuar direkt deklaratën e Presidentes Osmani, por i ka rikujtuar asaj se është në interesin e Kosovës që të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe do të mbetet vetëm dhe të lihet pas.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Skënder Kapiti.

Ai thotë se Kurti është në anen e duhur të historisë dhe se po e mbronë sovranitetin kombëtar.

Sipas tij, në sprovë janë opozita e vendit si dhe politika e Tiranës, sepse të dyjat duhet të i japin mbështetje Kosovës për këtë pjesë.

Image

Skënder Kapiti

Sot duhet thënë por edhe duhet mbështetur e vërteta me të cilen po përballet Kosova, dhe kjo e vërtetë është fakti se Albin KURTI është në anën e duhur të historisë, është dhe po plotëson sovranitetin kombëtar dhe po vendos autoritetin e shtetit dhe legjitimitein shtetëror në tërë Kosovën, dhe për këtë arsye sot janë  në provë patriotizmi, është në provë politika, intelektualizmi, mediat dhe shoqëria  si  dhe janë në provë edhe  aleatët ë vertetë të Kosovës, prej të cilëve po dëgjohen deklarata dhe qëndrime shumë të cuditshme dhe në dëm të Kosovë dhe pro-Serbisë.

Klasa politike sot jo vetëm ajo e Kosovës por e gjithë politika shqiptare,inteligjenca, shoqëria,mediat e nacionalizmi shqiptar si dhe aleatët e vërtetë të shqiptarëve janë para një prove të madhe me rëndësi historike. Është në provë qeveria e Kosovës, qeveria e Shqipërisë dhe politika shqiptare në tërësi, dhe kjo provë është qëndrimi i tyre për Urën e Ibrit, e cila nga një kurth ndërkombëtar për shpërblimin e genocidit serb është kthyer tani në  simbol të rezistencës shqiptare kundër copëtimit dhe ndarjes së Kosovës shqiptare.

Janë para një prove të madhe sidomos opozita në Kosovë por edhe politika e Tiranës, si opozita ashtu dhe opozita  sidomos qeveria dhe kryeministri i saj.Ata janë para provës së tyre të madhe, me qëndrimin dhe mbështetjen që ata duhet t’i japin aktualisht qeverisë Kurti për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, në mbështetje të legjitimitetit shtetëror të Kosovës, në forcimin e konsolidimin e pavarësisë, në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, në sundimin e ligjit dhe të kushtetutës dhe në asgjësimin e të gjitha strukturave dhe kërcënimeve serbe  të cilat kërcënojnë egzistencën e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Opinonisti i jep të drejtë zërave që duhet Kosova ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve mirëpo shqiptarët duhet të jenë insistues për ta hapur Urën e Ibrit.

Po të mos e kishin kërkur lirinë dhe pavarësinë  Rugova , po të mos e kishte ndërkombëtarizuar çështjen kombëtare të Kosovës Lufta e UÇK -së, as aleatëve nuk do u kishte rënë ndërmend për Kosovën”, thotë tutje ai.

Historia do të arkivojë cdo sjellje e qëndrim  të politikës shqiptare si dhe të aleatëve shqiptar, do ta arkivojë qëndrimin edhe seleksionimin se cila politikë, intelektualizëm  dhe media shqiptare janë sot patriotike dhe në mbështetje të Kosovës.

Disa politikanë, intelektualë,gazetarë e shtetarë si dhe disa ishkomandantave të UÇK -së të cilët po thonë që Albini ta harrojë se ai nuk e hap Urën por do ta hapin SHBA. Po, janë dakord dhe këtë e thonë të gjithë shqiptarët se padiskutim duhet mbështetja nga SHBA-të, por ama duhet që hapjen e urës ta kërkojnë dhe të këmbëngulin shqiptarët sepse Kosova, Mitrovica dhe Ura janë të shqiptarëve. Kuptohet se Kurti nuk u pëlqen kryesisht asaj politike e cila është shkaktare e ndarjes së Mitrovicës, nuk i pëlqen asaj politike që edhe në prezencë të Ndërkombëtarëve pranuan dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Kosovës.

Po të mos e kishin kërkur lirinë dhe pavarësinë  Rugova , po të mos e kishte ndërkombëtarizuar çështjen kombëtare të Kosovës Lufta e UÇK -së, as aleatëve nuk do u kishte rënë ndërmend për Kosovën. Pikërisht këtë gjë po kërkon edhe sot Albin Kurti, i cili po kërkon forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, po kërkon bashkimin dhe vendosjen e legjitimitetit shtetëror të Kosovës, të asaj Kosove që ka derdhur aq shumë gjak  për lirinë e saj, për atë Kosovë që luftoi e punoi Rugova dhe që luftoi edhe UÇK-ja”, shpjegon Kapiti.

Në bised e sipër ai nënvizon që miq të Kosovës janë ato shtete që deklarohen sinqerisht se janë për sovranitetin dhe mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës.

Dhe kjo kohë e sotme do të tregojë dhe do vë në provë se kush janë edhe aleatët e sinqertë, besnik dhe strategjik të shqiptarëve.Dhe vijnë pyetjet e mëposhtme se pse NATO nuk e antarësoi Kosovën , pse ndërkombëtarët e shpërndanë UÇK, dhe pse nuk e  armatosën atë gjatë kohës së luftës, dhe pse as sot nuk e njohin Ushtrinë e Kosovës dhe pse nuk e armatosin Kosovën. Miq të Kosovës janë ato shtete që deklarohen sinqerisht se janë për sovranitetin dhe mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës, janë miq ato shtete që e njohin ushtrinë e Kosovës dhe që lobojnë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe për antarësimin e saj në NATO, janë miq të sinqertë ato pak shtete që trajnojnë ushtarakët e Kosovës  dhe që e armatosin Kosovën.

Kështu që me dashje apo pa dashje edhe ata shqiptarë që janë kundër hapjes së urës i shërbejnë qëllimeve të Serbisë. Kundër hapjes së urës, që do thotë në fakt të jesh kundër Kurtit, dhe  mos të cuditeni pse janë shumë në Shqipëri kaq indiferente , sepse  Shqipëria nuk bën asgjë për camët dhe madje nuk kishte reagime as nga politika e as nga mediat e shoqëria civile për ta kundërshtuar marrëveshjen e detit me Greqinë ku Greqia merrte qindra m2 siperfaqe ujore nga Shqipëria.

Sot opinioni në Shqipëri po ndryshon dhe përditë e më shumë po mbeshtesin Kurtin, gjë kjo që është në antitezë me të gjithë politikën dhe me mediat në Shqipëri”, përfundoi Kapiti për “Bota sot”.

Read Entire Article