“Hapja e Urës së Ibrit të bëhet sa më parë”/ Jurisi ‘godet’ QUNT-in: Pse...?

1 month ago 7
Reklamë

Javën e kaluar, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit që ambasadorët e QUINT-it mbajtën me kryeministrin Albin Kurti, u deklarua për hapjen e Urës së Ibrit.

Ai tha se shtetet e Quint-it, në konsultim me NATO-n, “nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, tha Hovenier.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në mes të korrikut se Qeveria e tij synon ta hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, ndonëse, në kuadër të dialogut, është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.

Në lidhje këtë çështje, ka folur juristi dhe analisti politik Blerim Burjani

Ai thotë se kjo sjellje e shteteve të QUINT-it është e pazakontë, ndërsa kërkon hapjen e Urës së Ibrit sa më parë.

“Hapja e Urës mbi Ibër është dashtë të ndodhë që pesë vjet, ata ende bëjnë politikë me një urë, kjo urë ende po shërben për ata linjë ndarëse në mes veriut dhe jugut! Pse? Ura e "famshme" është dashur të hapet ka herë, e jo ende të diskutohet, a duhet a jo? Mendoj se shtetet e Quntit ende po udhëheqin politikën e njëjtë ndaj kësaj Qeverie, ata thonë jo! Albini po! Kurqysh, ama bash për asgjë nuk ka pajtim? Sërish po duhet me iu tregue se me hapë urën është çështje e Kosovës, por jo me bë politikë me një urë që 24 vjet! Mos përmbushja e marrëveshjeve Kosovë -Serbi po pengohet si cështja e urës dhe shumë marrëveshjeve tjera”, thotë Blerim Burjani.

comment

Read Entire Article