Haradinaj kërkoi debat me Kurtin/Profesori zbulon prapaskenat – ja pse përmend Thaçin!

2 months ago 16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e hënë e ka ftuar për debat publik kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kreu i AAK-së, në deklarimin e tij tha se në debat do të diskutohet për qeverisjen nga LVV.

E për këtë kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se AAK fillimisht kishte kërkuar debat për punën e qeverisë, e që në seancë nuk kishin marrë pjesë pikërisht deputetë e kësaj partie, duke përfshirë edhe kreun e saj, Ramush Haradinaj.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Image

Eshref Ymeri

Ai thotë se Haradinaj gjatë qeverisjes së Kurtit nuk ka arritur të vjedhë sikurse gjatë viteve të qeverisjes së Thaçit, për këtë arsyje organizon skena të tilla.

Ramush Haradinaj është njeri pa moral politik. Pasioni i tij i vetëm është vetëpasurimi përmes karrierës politike. Me sa duket, me qeverisjen e Albin Kurti atij i ka ngecur sharra në gozhdë, se nuk mund të vjedhë më, si gjatë qeverisjes së kryetradhtarit Thaçi, dhe prandaj organizon skena të tilla të neveritshme me kërkesa për organizim debati për punët e qeverisë dhe mandej me braktisje të debatit”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që Qeverinë mund ta kritikojnë vetëm ata që kanë qenë korrekt gjatë qeverisjes së vet, por të të tillë nuk ekzistojnë.

“Partia e Ramushit dhe vetë Ramushi, para se të kritikojë qeverinë e Kryeministrit Kurti, le të dalë fillimisht me një analizë të vetvetes dhe të shpjegojë se në ç'mënyrë Ramushi i pati vënë pasuritë e veta. Qeverinë mund ta kritikojnë vetëm ata që kanë qenë korrekt gjatë qeverisjes së vet, por të të tillë nuk ekzistojnë, prandaj edhe sipas sondazheve që janë botuar, LVV dhe Albin Kurti gëzojnë përkrfahjen e shumicës së poppulit në Republikën e Dardanisë”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article