Harmoni, drita dhe shumë fishekzjarre/ Si u festua Viti i Ri 2024 në botë (Foto)

10 months ago 29
09:21 01/01/2024

Fishekzjarre, drita festive dhe shumë harmoni, kështu u prit Viti i Ri 2024 në shumë vende të botës.

Australi më shumë se 1 milionë njerëz ndoqën një spektakël të vërtetë fizekzjarrësh të përqëndruar rreth Shtëpisë së famshme të Operas të Sidneit.

Rreth 90,000 policë dhe oficerë sigurie u vendosën në të gjithë Francën, duke përfshirë përgjatë rrugës Champs-Elysees, ku turma të mëdha shijuan një shfaqje shumëdimensionale me dritë të projektuar në Harkun e Triumfit.

New York njerëzit u rreshtuan herët për të zënë një vend në Times Square për të shijuar numërimin mbrapsht të ndërrimit të viteve. Zyrtarët dhe organizatorët thanë se ishin të përgatitur që të garantonin sigurinë e dhjetëra mijëra të ftuar në zemër të Manhatanit, pasi qyteti ka parë protesta pothuajse të përditshme si pasojë e luftës Izrael-Hamas.

Shfaqjet mahnitëse të fishekzjarreve dhuruan një spektakëlt të vërtetë në vende ikonike si Akropoli në Athinë, Greqi.

E po ashtu Viti i Ri “u pasqyrua” në xhamin e ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kina festoi relativisht në heshtje, me shumicën e qyteteve kryesore që ndaluan fishekzjarrët për shqetësimet e sigurisë dhe ndotjes.


Për më të tepër, mund të ndiqni pamjet e shkëputura nga vende të ndryshme të botës që pritën Vitin e Ri 2024:

Në foto: Berlin, Gjermani


Në foto: Makati, Metro Manila, Filipine


 Në foto: Chao Phraya, Bangkok


Në foto: Londër, Britani e Madhe


Në foto: New York, SHBA


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article