Harry Kane realizon het-trik, Bayerni i pamëshirshëm ndaj Mainzit duke ia shënuar tetë gola

7 months ago 6

Bayern Munich ka marrë fitoren më të thellë të sezonit, pasi ka mposhtur Mainzin me rezultat të thellë 8-1.

Vetëm pas 13 minutash lojë u zhbllokua rezultati kur Harry Kane realizoi për 1-0.

Në minutën e 20-të për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes Leon Goretzka që realizoi për 2-0.

Mainz ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 31-të me golin e Amirit, para se Harry Kane të shënonte në minutën e 45+7 për 3-1.

Starke erste Hälfte! ⏸️

Was sagt ihr zum Spiel bisher? 👇 #FCBM05 pic.twitter.com/gzRgMJggcQ

— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2024

Pjesa e parë u mbyll me dy gola epërsi për bavarezët.

Me të filluar pjesa e dytë Thomas Muller realizoi për 4-1 pas asistimit të Jamal Musialas.

Ndërkohë për 5-1 u përkujdes Serge Gnabry, para se Harry Kane të kompletoj het-trikun në minutën e 70-të.

Soooooo, durchatmen! 😄

Regulär noch gut fünf Minuten auf der Uhr! Unsere Jungs machen das richtig richtig stark heute. ❤️🩶

🔴 #FCBM05 | 7-1 | 85‘ pic.twitter.com/Dor8NefNPV

— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2024

Krejt në fund të ndeshjes, ishte mesfushori gjerman Leon Goretzka që shënoi për rezultatin përfundimtar 8-1.

Me këtë fitore Bayerni vazhdon në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, shtatë më pak se Leverkuseni që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Read Entire Article