Harry Kane shënoi tri gola për Bayernin ndaj Bochumit, por në Gjermani nuk njihet si het-trik

11 months ago 65
Reklamë

Harry Kane ka shënuar hat-trickun e tij të parë si lojtar i Bayern Munichut të shtunën, por në Gjermani nuk cilësohet si i tillë.

Ish- ylli i Tottenhamit ishte në maksimumin e tij për gjigantët e Bundesligës gjatë fitores së tyre dominuese 7-0 në shtëpi ndaj Bochum.

U deshën vetëm 12 minuta që kapitenit të Anglisë të shënonte golin e parë, përpara se Kane të mbyllte paraqitjen e shkëlqyer individuale me dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

Mirëpo, në Gjermani nuk e cilësojnë si një het-trik i pastër nga anglezi, duhet theksuar se ka pasur dy golashënues mes golit të tij të parë dhe të dytë, dhe një mes golit të dytë dhe të tretë. Pas golit të tij të parë, për Bavrezët shënuan Matthijs de Ligt dhe Leroy Sane për rezultatin 4-0.

30-vjeçari më pas shënoi nga penalltia në minutën e 54-të, e dyta e tij dhe e pesta e Bayernit. 27 minuta më vonë, Mathys Tel shënoi golin e gjashtë – shtatë minuta para se Kane të kompletonte het-trikun e tij, raporton Mirror.

A new one for the collection! ⚽️⚽️⚽️

What a team performance 🙌 #MiaSanMia pic.twitter.com/KSTZ6bse9B

— Harry Kane (@HKane) September 23, 2023

Nga ana tjetër, tre golëshi i Kane nuk njihet si një hat-trick ‘i vërtetë’ në Gjermani. Për të shënuar atë që njihet si një hat-trick ‘i vërtetë’, duhet të shënojë tre gola radhazi.

Kane ishte qartësisht i kënaqur me paraqitjen e tij dhe u lejua të merrte topin e ndeshjes. /Telegrafi/

Read Entire Article