Hasani në Këshillin e Sigurimit të OKB: Të fuqizohen të rinjtë

10 months ago 26
19:40 14/12/2023

“Janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konfliktet”

Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre ishte diskutimi i radhës në Këshillin e Sigurimit që u drejtua nga ministri i shqiptar i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Ai u fokusua tek të rinjtë në vendet e përfshira në konflikt dhe sfidat me të cilat ata përballen duke nënvizuar se fuqizimi i të rinjve mbetet thelbësor për arritjen e pajtimit dhe ndërtimin e paqes në rajon.

“E vetmja mënyrë për të bërë përpara, t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët. Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Rinia shqiptare përfaqëson 30% e popullsisë, por 100% të ardhmen.

Takimi ishte bashkëorganizuar me Gjermaninë dhe Francën. Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj 2-vjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe takimi i fundit u organizua në kuadër të dhjetorit, muajit të rinisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article