Hasani në Komitetin Parlamentar të PE: Diskutohet ecuria e progresit të Shqipërisë

8 months ago 16
11:43 22/01/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Gjatë takimit, do të diskutohet rreth Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Komisioni Evropian, si mjeti më efikas me të cilin rajoni do të fillojë të përfitojë gradualisht akses më të zgjeruar në tregun e vetëm të BE-së, si dhe do të zvogëlojë hendekun zhvillimor ekonomik mes tij dhe BE-së.

Para nisjes Komitetit, kryediplomati shqiptar u takua dhe me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Tv Klan

I had a very good discussion with @davidmcallister, Chair of the European Parliament’s Committee on Foreign Affairs in Brussels this morning.

Thankful to the AFET Committee for being vocal supporter of the European future of Albania and the Western Balkans in its EU integration… pic.twitter.com/hXCas2SMre

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 22, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article