Hasani: Procesi i Berlinit na afron me BE

1 year ago 25
17:36 13/10/2023

“Samiti i 16 Tetorit do të sjellë rezultate të tjera”

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e vlerëson si thelbësor rolin e Kuvendit në procesin e integrimit. Teksa mori pjesë në konferencën mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, ai theksoi kjo nismë kërkon angazhimin e çdo segmenti të shtetit e shoqërisë.

“Angazhimi i parlamentit për të përkthyer në legjislacion produktet e Procesit të Berlinit është vetëm njëri aspekt i asaj që parlamentet mund të bëjnë. Sepse unë besoj që Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si edhe parlamentet e vendeve të tjera të Procesit, duhet të kenë edhe një rol proaktiv. Duke zhvilluar diplomacinë parlamentare, duke vendosur ura komunikimi e bashkëpunimi, duke formuluar iniciativa që nxisin integrimin, e kështu me radhë”.

Duke evidentuar efektet pozitive që ka nisur të jap procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai u shpreh besimplotë se edhe samiti i 16 tetorit që do mbahet në Tiranë do të sjellë rezultate të tjera konkrete që do të përshpejtojnë rrugën drejt tregut të përbashkët evropian dhe anëtarësimit në BE.

“Natyrisht, për pak ditë, këtyre produkteve do t’u shtohen edhe rezultatet e Samitit të datës 16, që duhet theksuar që është hera e parë që mbahet në një vend të rajonit”.

Takimin e përshëndeti edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigji Soreca.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article