Hasani: Shqipëria, rol parësor në paqen e Ballkanit

10 months ago 12
18:28 28/11/2023

“NATO të dërgojë mesazh të qartë për situatën në Kosovë”

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të luajë rol parësor në paqen e sigurinë mes të gjitha vendeve fqinje të rajonit, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës.

Në sesionin e posaçëm të Ministerialit, me fokus Ballkanin Perëndimor, Ministri nënvizoi se Aleanca duhet të reagojë në mënyrë të njëzëshme, duke dërguar një mesazh të qartë për çdo përshkallëzim të mundshëm.

Ministri Hasani vlerësoi pranimin e propozimit të BE nga autoritetet e Kosovës mbi krijimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe nxiti palët të angazhohen në dialogun konstruktiv, si e vetmja garanci për një paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, dhe Danimarka.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article