Hasani takohet me homologun austriak: Në fokus rrugëtimi europian i Shqipërisë

11 months ago 27
09:22 18/11/2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në fokus të takimit ishte rrugëtimi evropian i Shqipërisë drejt BE dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij zyrtare në Vienë, Ministri Hasani zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi; Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Austri, Ewa Ernst-Dziedzic dhe Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Christoph Matznetter.

Kryediplomati shqiptar konfirmoi angazhimin e Shqipërisë në bashkëpunimin me IAEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së Programit Vendor 2024-2030.

Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e parlamentit austriak në forcimin e proceseve demokratike në rajon, teksa theksoi mbështetjen e palës shqiptare për zgjerimin e dialogut politik përmes diplomacisë parlamentare./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article