Hasani takon “miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Përshpejtim i integrimit përmes tregut të përbashkët

8 months ago 40
20:51 05/02/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë qëndrimit të tij në Itali mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe roli e kontributi i sektorit privat në avancimin e kësaj kauze.

Në fjalën e tij në këtë takim ai theksoi nevojën për një qasje të re ndaj rajonit me fokus të veçantë në ekonomi.

“Ne diskutuam mënyra praktike për të përshpejtuar integrimin në BE përmes tregut të përbashkët rajonal dhe thellimin e  bashkëpunimit me tregun e përbashkët të BE-së”, shkroi ministri Hasani ne rrjetet sociale.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article