“Hë mo Tedi? E qartë?”/ Meta ngre zërin në Kryesinë e PL, i kthehet edhe Blushit: Më dukesh shumë i butë!

1 month ago 15
Reklamë

Duket se as shëtitjet në natyrë dhe zhytjet në det, lum e përrua, nuk e kanë qetësuar Ilir Metën.

Presidenti i Partisë së Lirisë, në mbledhjen e Kryesisë së partisë këtë pasdite, ka deklaruar ndër të tjera se kanë tentuar që t’i bllokojnë llogaritë bankare, duke akuzuar qeverinë se po teton të “bllokojë” PL.

E ndërsa shpërtheu në akuza, me tonin e zërit të lartë dhe dorën që e përplaste disa herë fort në tavolinë, Meta i është drejtuar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë së tij, Tedi Blushit, duke i thënë se “nuk më dukesh i qartë”, më dukesh i butë”.

“Po ja i bllokuan llogaritë? Do fshehin aferën e Bashës me Ramën? Hë mo Tedi e fshehin dot? Kjo qënie e pështirë që ka marrë peng njerëz të Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre… Hë mo Tedi, e qartë? S’më dukesh shumë i qartë! Më dukesh shumë i butë”, i thotë ai.

Read Entire Article