“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, gazetari çek quhet “hero” pasi u mundua të shpërqendrojë sulmuesin në Pragë

10 months ago 25

Një gazetar çek po vlerësohet për veprimin e tij të guximshëm në sulmin e së enjtes në Pragë, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë në objektin universitar nga një person i armatosur.

Për ta shpërqendruar sulmuesin, gazetari çek i kërkoi të qëllonte drejt tij, për të ndihmuar njerëzit e tjerë që të largoheshin sa më shpejt nga objekti, transmeton Telegrafi.

“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, bërtiti gazetari në drejtim të tij, derisa një video e cila po përhapet gjerësisht në rrjetin social X, duket se vërteton këtë skenë, nga ku sulmuesi qëndronte në ballkon dhe po qëllonte pa pushim.

Madlad journalist Jiri Forman risks his life trying to protect innocents from the recent mass shooter in Prague

He’s yelling “Hey you fucker! Fucker I’m here! Shoot here! Come here!” pic.twitter.com/UhA2F7dKVg

— Based RPG Enjoyer 🐲 (@BasedRPG) December 22, 2023

Sulmi kishte ndodhur në objektin e Fakultit të Arteve në Universitetin Charles, dhe sulmuesi besohet se vrau veten kur u rrethua nga autoritetet.

Jiri Forman, i cili punon për një medium të vogël i fokusuar në siguri, tha se kishte përvojë në zona lufte, dhe deklaroi se i është shmangur zjarrit, ku i armatosuri qëndronte në një ballkon në katin e fundit të objektit universitar.

Derisa rrinte pas një qosheje në një shesh më poshtë, gazetari vazhdoi t’u jepte informacione policëve jashtë dhe i kërkoi policëve të qëllonin, derisa filmonte vazhdimisht me telefonin e tij.

I pyetur nga një oficer se çfarë po bënte, Forman dëgjohet duke thënë: “Që të mos qëllojë mbi njerëzit, çfarë mendoni se po bëj, ka njerëz aty”.

Veprimet e tij u pritën me lavdërime në mediat çeke, por Forman hodhi poshtë sugjerimet se ai ishte një hero.

“Aty ku qëndorva ishte vend i sigurt, askush nuk ishte aty dhe e dija se mund të fshihesha”, tha ai për Reuters.

“Dhe nëse ai qëllon në drejtimin tim, nuk do të qëllonte tek njerëzit që ikin, ata do të kenë një shans për t’u fshehur. Unë i bërtita dhe ai filloi të qëllonte në drejtimin tim”.

Sulmuesi përfundimisht hodhi pushkën dhe policia tha se kjo i lejoi oficerët t’i afroheshin aty brenda objektit, duke bërë që sulmuesi ta qëllonte veten.

“Oficerët besoj se qëlluan tre herë tek sulmuesi. Mendoj se kjo e hodhi atë jashtë ekuilibrit. Pastaj ai gjithashtu dëgjoi se policia po afrohet nga brenda, kështu që ai qëlloi veten”, deklaroi Forman. /Telegrafi/

Read Entire Article