Helikopteri rrëzohet në det, vdes anëtari i Marinës Mbretërore britanike

1 week ago 48
Reklamë

Një anëtar i Marinës Mbretërore të Britanisë humbi jetën në një aksident me helikopter gjatë një stërvitjeje në Kanalin Anglez. Helikopteri u rrëzua në det gjatë natës të mërkurën.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se një anëtar i Marinës Mbretërore ka vdekur pas një incidenti gjatë stërvitjes mbrëmë”, tha Marina Mbretërore në një postim në Tëitter.

“Incidenti përfshinte një helikopter Merlin Mk4 që fluturonte në ujërat territoriale të Kanalit Anglez pranë Dorset (Anglia jugperëndimore) i cili u rrëzua në det ndërsa po kryente ushtrime fluturimi natën me (aeroplanmbajtësen) HMS Queen Elizabeth”, thuhet më tej në postim.

Read Entire Article