Heqja e dinarit serb/ Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do t’i marrë parasysh propozimet e bëra nga SHBA

6 months ago 9
Reklamë

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka folur për mediat pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti me të cilin diskutoi për vendimin e heqjes nga qarkullimi të dinarit serb.

Escobar ka deklaruar se Kurti i ka premtuar se do t’i marrë parasysh propozimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe parntnerët ndërkombëtarë për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që prek më së shumti qytetarët serbë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, u shpreh Escobar.

Top Channel

Read Entire Article