Heqja e dinarit serb, flasin qytetarët: Duhej të ndalohej që pas luftës, Serbia të mos përzjehet në Kosovë

7 months ago 15
Reklamë

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që nga 1 shkurti 2024 valuta e vetme e lejuar për transaksione të pagesave me para të gatshme në Kosovë të jetë euroja, duke hequr nga përdorimi dinarin serb.

BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin, duke thënë se kjo mund të nxisë tensione etnike. Mirëpo, qytetarët e Kosovës mendojnë se dinari serb është dashur të largohet nga përdorimi qe nga përfundimi i luftës dhe thonë se BQK-ja ka vepruar mirë.

Dinari është dashur të ndalohet që nga përdorimi qe nga përfundimi i luftës dhe se askund në botë nuk përdoren për pagesa dy-tri valuta”– tha një qytetar. “Një veprim i tillë është dashur të ndërmerrej shumë herët”– u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër, një tjetër qytetar tha për KosovaPress se “Serbia me dinarë nuk duhet të përzihet në Kosovë dhe se nuk duhet të ekzistojë askund”. 

Por ka pasur edhe nga ata që mendojnë se vendimi i qeverisë Kurti për heqjen e dinarit serb është i nxituar.

“Heqja e dinarit serb është vendim paksa i ngutur”- u shpreh një qytetar.

Vlen të theksohet se, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e SHBA-së për të shërbyer si avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Top Channel

Read Entire Article