Heqja e imunitetit për Berishën, Meta: Vendim i njëanshëm dhe antikushtetues

9 months ago 22
14:34 21/12/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta e konsideron vendim të njëanshëm miratimin e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.

Në një konferencë për shtyp, ai theksoi vendimi është vijim i përpjekjeve të qeverisë për të asgjesuar opozitën.

Meta e konsideron si antikushtetues atë dhe thotë se kthen Shqipërinë në kohën e partisë-shtet.


“Vendimi i njëanshëm i mazhorancës sot për heqjen e imunitetit të liderit të PD-së, zotit Sali Berisha dhe dhënie e autorizimit për arrestimin e tij shënjon një përshkallëziam të ri të përpjekjeve të qeverisë për asgjesimin e opozitës dhe të pluralizmit politik në vend. Ai është një vendim antikushtetues që kërkon të kthejë Shqipërinë në kohën e partisë shtet dhe tregues i qartë i standardeve të dyfishta që ndjek ky kuvend dhe kjo mazhorancë, ndryshe për përfaqësuesit e opozitës dhe ndryshe për përfaqësuesit e saj siç kanë qenë në rastet konkrete që ju i dini”, tha Meta./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article