Heqje licence, pezullime apo masa administrative, Ministria e Drejtësisë me “dorë të hekurt” ndaj noterëve, Manja: U ndëshkuan 22 prej tyre

1 week ago 18
Reklamë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë  ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë.

Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale

“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë  ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë!

 Jemi të përkushtuar  për të mbrojtur qytetarët  dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme!”, shkruan ministri.

Ministria e Drejtësisë njofton se kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article