“Hetimet do e vërtetojnë”, Rama: Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtori im më i ngushtë

1 year ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama bëri reagimin e tij në lidhje me votimin që bëri Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të tij pas kërkesës së SPAK.

Ai u shpreh se hetimet do ta vërtetojnë nëse Ahmetaj është ose jo fajtor, ndërsa shton se ka qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë.

“E kam ditur mirë se çfarë vjen. Natyrisht ti thuash këto të përpiqesh me mish e me shpirt, e më tej të fillojnë të ndodhin kështu, gjërat qe je përpjekur t’i rregullosh. Ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese, kjo e drejtësisë prek jetën e tyre dhe cënon liritë e njerëzve.

Ndodh që këto njerëz që ke punuar, ke ndarë kohën, ditë të mira dhe të vështira. Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur as në bashkëpunime të afërta me mua. Kam diskutuar dhe punuar shumë me të. Nuk më takon a them a është fajtor apo i pafajshëm”, u shpreh Rama.

Top Channel

Read Entire Article