Hetimet e Antimafias italiane, SPAK dhe Eurojust/ Trafik droge nga Shqipëria në Itali, lëshohen 19 urdhër-arreste

9 months ago 22

Në kuadër të operacionit “Kulmi”, i nisur nga Qendra Operative e Bari Dia si pjesë e një ekipi të përbashkët me SPAK dhe Eurojust, që nisi në vitin 2017, sot janë lëshuar 19 urdhra ndalimi.

Këto urdhra janë zbatuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia Dia, ndërkohë që disa prej tyre janë dënuar deri në 11 vite e 6 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor.

Këto struktura, bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit. Grupi kriminal, sipas akuzave, kishte degë përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë. Kujtojmë se më herët, si pjesë e këtij grupi janë arrestuar 27 persona, ndërsa u sekuestruan mbi 3.3 ton drogë përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article