Hetimet për “21 Janarin”- SPAK kërkesë Prokurorisë së Tiranës: Na dorëzoni çdo provë që keni

3 hours ago 25

Kur ka nisur marrja në pyetje e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK i ka dërguar një kërkesë të dytë prokurorisë së Tiranës për 21 Janarin.

Burimet e sigurta i thanë Top Channel se grupi i hetimit të posaçëm drejtuar nga Alfred Shehu ka kërkuar çdo material që disponon organi i akuzës të kryeqytetit përfshi nëse ka pasur apo jo urdhër ndalime të tjera për katër vrasjet në bulevard që publikisht njihen si kërkesat ndaj grupit të zjarrit, vendimet e shpallura nga drejtuesja dhe dokumentet që lidhen me planin e masave, shoqërimet e protestuesve.

Një burim i tha TCH se dosja në themel e dërguar SPAK është ajo e hetimit të hapur prej vitesh ku u tentua të zbardhjes vrasja e Aleks Nikës, ndërsa vazhdon e pazbardhur edhe vrasja e protestuesit tjetër Hekuran Deda.

Këtë javë SPAK pyeti Hysni Burgajn ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Agron Kulicajn ish zv.drejtor i Përgjithshëm. 21 janari përfundoi në SPAK me urdhër të Gjykatës së Lartë mbas denoncimit të Rajmonda Nikës që kërkon të hetohet ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi ish komandant i gardës së republikës.

Këta të tre pritet të pyeten mbasi të shterohet çdo veprim tjetër hetimore.

Read Entire Article