Rama mesazh për Metë nga New York/ “Sot historia e partisë në pushtet që orienton drejtësinë ka marrë fund. Pandëshkueshmëria ka marrë goditje vdekjeprurëse”

3 hours ago 28

“Sot historia e partisë në pushtet që orienton drejtësinë ka marrë fund”- Rama nga New York: Pandëshkueshmëria ka marrë goditje vdekjeprurëse.

Edi Rama: Kultura e pandeshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Të gjithë shqiptarët dinë aq histori të shohin se që prej 1912 për herë të parë njerëz të veshur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë. Kurrë më parë një individ me profol të lartë politik nuk është dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjitha ata kanë qenë të dënuar politik të një drjtësie që ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollon drejtësinë ka marrë fund dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve PS udhëhoqi një reform të thellë në drejtësi.

Read Entire Article