Hetimi i koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up, mblidhet sot komisioni hetimor

7 months ago 9

Pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit, demokratët nuk kanë humbur kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.

Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article