Hetuesit e BKH zbarkuan edhe në zyrat e Saspak e drejtuar më parë nga Ilir Beqaj, lidhja e zyrtarëve me shoqata që përfituan fonde

9 months ago 25

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan kontrolle ditët e fundit në banesën e Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të lidhur me të në agjencinë shtetërore, Saspak, duke sekuestruar telefonave, kompjutera dhe të dhëna të tjera të nevojshme për hetimin e nisur nën dyshimet për korrupsion.

Në dosjen e SPAK siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se nga këqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raporter e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkretisht shtetasit Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj dhe Ilir Beqaj.

Gjithashtu, oficerët e BKH-së kanë zhvilluar kontrolle edhe në shoqatën GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtulaj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjekt “Albania Food Hospitability”, si dhe zyrave dhe vendit të punës në Sasak të shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Mira Topciu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article