Hidhen shortet për kupat e Europës

10 months ago 27
16:16 18/12/2023

Grupe ferri për italianët në Champions

Këtë të hënë u hodh shorti për fazën e të 16-ave të Champions League. Në Shtëpinë e Futbollit në Nyon të Zvicrës, ceremonia u kryesua nga zëvendëssekretari i UEFA-s, Giorgio Marchetti dhe legjenda e Chelsea dhe ish-kapiteni i Anglisë, John Terry.

Të gjitha sfidat do të dhurojnë emocione. Të vështirë do ta ketë Napoli që do të përballet me Barcelonën si dhe Inter që do të luajë kundër Atletico Madrid. Me fat skuadrat e mëdha. Manchester City që është edhe kampione në fuqi do të luajë kundër Copenhague. Bayern Munich kundër Lazio ndërsa Real Madrid kundër Leipzig.

Ndeshjet e para do të luhen më 13-14 shkurt dhe 20-21 shkurt 2024, ndërsa ato të kthimit më 5-6 mars dhe 12-13 mars 2024. Në shortin e raundit me eliminim direkt në Europa League kthehet një sfidë që brenda saj do të përmbajë emocione të forta. Roma përballet me Feyenoord. Këto dy skuadra u përballën për finale e parë të Conference League që u luajt në Air Albania dy vite më parë.

Milan duket se u favorizua pasi shorti i vuri përballë Stade Rennais, vendi i 13 në ligën franceze. Galatasaray-Sparta Praga mund të rezultojë sfidë e fortë ndërsa Marseillë mund ta ketë të lehtë më Shakhtar Donetsk.

Në shortin e të 16-tave të finales në Conference League nuk ka përballje të forta përvec Olympiakos-Ferencvaros.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article