Hipoteza: A mund të vijë Grenell si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi?/ Analistët e hedhin dyshime mbi vazhdimin e mandatit të Lajçak-ut

2 months ago 11
Reklamë

Emisarëve po iu vije fundit, por dialogut jo.

Emisari Miroslav Lajçak në fund të muajit gusht do të përfundonte mandatin për misionin si ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në muajin shtator do të merret post të ri, si amabasador i BE-së në Zvicër.

Por, një gjë e tillë siç duket nuk po ndodh, sepse atij do t’i vazhdohet mandati deri në fillim të vitit që vjen.

Kjo pasi që ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.

Mehazi: Lajçak nuk ka mundur ta çojë procesin e dialogut as një milimetër më larg

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se sa të jetë Lajçak, dialogu do të mbetet pezull, duk shtuar se ai më shumë e ka bërë rolin e zëdhënësit të Vuçiqit sesa të misionarit të BE-së.

Tutje, Mehazi thotë se nuk pret asgjë nga Lajçaku sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Image

Profesori Sulejman Mehazi

“Edhe ardhja e zonjës Kaja Kallas në Bruksel tregon parashenja se dialogu Kosovë-Serbi do të zgjasë e do mbetet pezull derisa në krye të dialogut ende do mbetet Miroslav Lajçaku i cili gjatë dialogut, Kosovë-Serbi, më shumë luan rolin e zëdhënësit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, sesa që luan rolin e misionarit e përfaqësuesit të BE-së. Vazhdimi i mandatit të Lajçakut e ka kuptimin, se, edhe pas zgjedhjeve parlamentare të BE-së nuk ka ndryshuar fare Brukseli nga parlamenti paraprak ndaj Kosovës.

Nuk mund të presim asgjë nga Lajçaku me rastin e dialogut me Serbinë, që tre mandate nuk ka mundur ta çojë procesin e dialogut as një milimetër e ku me vazhdimin e mandatit deri në janar të këtij viti 2024”.

Profesori ngre edhe një hipotezë rreth vazhdimit të mandatit të Lajçakut, e që sipas tij lidhet me zgjedhjet në SHBA që po të fitojë Trump, mbase si ndërmjetësues mund të vijë Grenell!

“Mos ndoshta vazhdimi i mandatit të Lajçakut deri në muajin e parë të 2025 është bërë qëllimshëm nga BE-ja, derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, për të pritur në kohë se kush do fitojë në SHBA, Bideni apo Trump?, të BE-së mos duan që si ndërmjetësues të dialogut të Kosovës me Serbinë të vijë proserbi amerikan Grenelli, që së bashku me Lajçakun e BE-së të sakatojnë sovranitetin e Kosovës me asociacione të pakicave serbe në veri të vendit?”, deklaron ai.

Kelmendi: Sllavomadhi Lajçak është në anën e Serbisë

Profesori Muhamet Kelmendi, Lajçakun e quan sllavomadh, për të cilin thotë se nuk ka qenë i barabartë në dialog.

Image

Profesori Muhamet Kelmendi

Sipas tij, gjatë gjithë dialogut ai ka anuar kah Serbia.

“Parimisht është Kosova kundër ndërmjetësit të BE-së, Lajçakut. Ky sllavomadh nuk ka arritur asnjë sukses për një mandat të plotë. BE ia vazhdojë mandatin deri në fund të janarit të vitit 2025. Sllovaku sllavomadh është treguar jo i barabartë në raportet Kosovë-Serbi. Rrjedhimisht përgjatë tërë mandatit ka anuar nga shteti serb. Deklarimet, qëndrimet dhe propozimet me shkrim kanë qene në anën serbe.

I ndihmuar nga Borrell ka ndikuar që raportet midis Kosovës dhe Serbisë mos të relaksohen. Duket se mision ka pasur dhe ka mos afrimin e qëndrimeve Kosovë-Serbi. Edhe në muajt e ardhshëm këtë do kemi. Nuk do të arrinë as për 6 muajt e ardhshëm asnjë sukses në raportet Kosovë-Serbi. Do të vazhdojë konflikti dhe urrejtja”, shprehet ai.

Tutje, ai fajëson Borrellin e Lajçakun për sanksionet ndaj Kosovës, duke thënë se janë propozuar nga këta të dy.

Sipas tij, Lajçak po i ndihmon Serbisë për të fituar kohë.

“Edhe sanksionet ndaj Kosovës janë propozuar nga tandemi Borell-Lajçak.

Qëllimi është që Serbia të fiton në kohë.  Shteti serb pret kohën dhe qëndrimet po i lidh me gjendjen në Ukrainë, në NATO dhe në zgjedhjet në SHBA.

Kështu mendon se NATO do të dobësohet me z.Trump president në SHBA dhe në këtë kohë ka mundësi të ndikoj në qëndrim tjetër politik ndaj Kosovës. Serbia e pret momentin për të ripushtuar Kosovën. E kjo realizohet, sipas sllavomdhenjëve, me fitoren e Rusisë në Ukrainë dhe me z.Trump president në SHBA. Këtej po i ndihmon në kohë sllavomadhi Lajçak”, përfundon ai për “Bota sot.

Kujtojmë se, ndërmjetëse mes Kosovës dhe Serbisë, nga vjeshta, do të jetë Kaja Kallas, e cila do të konfirmohet në pozitën e shefes së politikës së jashtme të BE-së për pesë vitet e ardhshëm.

Ajo, aktualisht është kryeministre e Estonisë, dhe është shprehur pro integrimit evropian të Kosovës dhe ka theksuar, po ashtu, nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.

Read Entire Article