Historia drithëruese e shefit të zjarrfikësve që u vra në atentatin ndaj Trump!

2 months ago 7
Reklamë

Nga atentati që u bë ndaj ish-presidentit Donald Trump, teksa po mbante fjalim para mbështetësve të tij, humbi jetën shefi i zjarrfikësve në zonë, 50-vjeçari Corey Comperatore. Siç ka deklaruar edhe guvernatori i Pensilvanisë, ai ka humbur jetën pasi u doli para gruas dhe fëmijëve të tij për ti mbrojtur, kur kuptoi se kishte të shtëna armësh.
Ndërkohë në nder të tij, flamujt janë ulur në gjysmështizë. Nga atentati kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, që ndodhen në spital.

Comperatore ishte një ish-shefat e zjarrfikësve për Buffalo Township, raportoi stacioni lokal i lajmeve WPXI. Ai u qëllua dhe u vra kur Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj Trump nga rreth 130 metra larg mitingut. Dy të tjerë u plagosën rëndë në sulm, thanë autoritetet.
Motra e viktimës, Dawn Comperatore Schafer, shkroi në një postim në Facebook se Corey “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.

“Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, ka shkruar Schafer.

Read Entire Article