Homazhet për legjendën gjermane të futbollit, Duka nderon Franz Beckenbauer

8 months ago 10
Reklamë
19:58 19/01/2024

Presidenti i FSHF Armand Duka mori pjesë në homazhet e organizuara nga klubi i Bajern Mynihut në nderim të legjendës gjermane të futbollit Franz Beckenbauer, që u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut u organizua një ceremoni madhështore.

Përveç Dukës, që mban edhe detyrën e zv.Presidentit të UEFA-s, morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe Do ta kujtojmë gjithmonë “Die Kaiser” si një futbollist të jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.”

Kreu i institucionit shqiptar të futbollit e quajti Beckenbauer një legjendë të vërtetë, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që ka lënë një trashëgimi të pasur.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article