“Horrat votuan për 7 minuta, 7 mld euro”, Vasili për miratimin e buxhetit mes tensioneve: Hajnat grupi HHH votuan tavën

10 months ago 10

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, votimi cili u zhvillua në një seancë të pazakontë.

Duke e etiketuar mazhorancën si “junta HHH”, Vasili shkruan se tanimë, “Parlamenti është tashmë një kazermë e Gardës dhe asgjë më shumë.”

“Junta HHH: Horra, Hajdute e Hajna te rilindjes votoi per 7 min 7 miliard euro buxhet! Horrat, hajdutet dhe hajnat grupi HHH votuan tavën, qe do shqyejne buxhetin e vitit 2024. Per 7 minuta votuan 7 milard euro te taksave djerses, mundit dhe sakrificave te qindra mijra shqiptareve. Parlamenti eshte tashme nje gazerme e Gardes dheasgje me shume. Junta e H H H Horra, Hajdute, Hajna eshte ne veprim.

Çdo qytetar eshte pa asnje mbrojtje perballe juntes H H H. Junta H H H Hajdute, Horra, Hajna ka rrembyer Kushtetuten, ligjin, drejtesine, pronat, paraye e buxhetit dhe gjithshka. Tanime cdo veprim ndaj juntes H H H eshte legjitim.”, shkruan Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article