Hoxhaj: Kurti e ka izoluar Kosovën nga Evropa dhe Uashingtoni

2 weeks ago 41
Reklamë

Deputeti Enver Hoxhaj është shprehur se Kurti me qeverinë e tij e kanë bërë Kosovën pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon, Evropë dhe botë.

Madje, sipas Hoxhajt, Kurti e ka izoluar Kosovën edhe nga Uashingtoni deri në Pacifik, Berlin dhe Paris.
“Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen” shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë arritur një gjë të prekshme: e kanë bërë një Kosovë pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon, Evropë dhe botë, duke e izoluar edhe nga Uashingtoni deri në Pacifik, Berlin dhe Paris, si kurrë më parë.
Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtëra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi.
Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen.

Read Entire Article