Një efektiv i FNSH Shkodër ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se efektivi, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor.
Për shkak të stuhisë se madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.
Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij, duke rënë në kanal ku ka humbur jetën.
Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb