Humbësi i vitit: Një bastvënës humbi 11 mijë euro për shkak të gabimit trashanik të gjyqtarëve në Angli

11 months ago 40
Reklamë

Derbi i djeshëm mes Tottenhamit dhe Liverpoolit që u mbyll 2-1 u la në hije nga një gabim i madh nga gjyqtarët, të cilën anuluan një gol të rregullt të Luis Diaz në pjesën e parë.

Në minutën e 34-të, kolumbiani i shpëtoi mbrojtjes dhe me një gjuajtje precize tundi rrjetën, por nga ky gol nuk erdhi, pasi gjyqtari mendonte ndryshe.

Një bastvënës nga Anglia ka mbetur pa një fitim prej 9510 funte  (11 mijë euro) shkaku i këtij gabimi.

Ai parashikoi që Luis Diaz, Coady Gakpo dhe Heung Min Son do të shënonin, dhe se Destiny Udogie, Yves Bissouma dhe Mac Allister do të merrnin kartonë të verdhë dhe ai i qëlloi të gjitha, përveç të parës.

“Dikush do të duhet të përgjigjet për këtë!”, ka reaguar i zemëruar ai në rrjetet sociale, duke e bërë publike edhe tiketën.

Surely someone needs to pay me out for this!? @SkyFootball @premierleague @SkySportsPL @bet365 pic.twitter.com/Yyan6oZWRT

— Ryan Hall (@RyanHall_10) September 30, 2023

Gjyqtarët që ishin në VAR janë dënuar me mosdelegim në dy ndeshjet e radhës në Ligën Premier. /Telegrafi/

Read Entire Article