Humbet Empoli i shqiptarëve

11 months ago 36
Reklamë
16:30 01/10/2023

Berisha titullare pëson tre gola, Ismajli rikthehet dhe qëndron në stol

Fitorja e javës së shkuar duket se ishte befasi te Empoli i shqiptarëve. Skuadra toskane nuk arriti të ruajë dot ritmin, pasi u mposht në takimin e radhës në kampionat nga Bolonja. Me Etrit Berishën në portë dhe Ismajlin e Shpendin në stol, Empoli iu dorëzua forcës së kundërshtarëve, për të humbur me shifrat e thella 3-0. Një sfidë ku Berisha nuk neutralizoi thuajse asnjë prej goditjeve të Orsolinit, i cili shënoi tripletë golash.

Pavarësisht golave të pësuar, gardiani i Kombëtares Shqiptare nuk është cilësuar si fajtor, duke merituar notën 6.9 nga ekspertët. Minuta edhe për Stiven Shpendi, që u hodh në fushë në të 79-ën, por pa arritur t’i ndryshojë rrjedhën sfidës. Ndërkaq, lajmi i vetëm i mirë nga ky duel për Kombëtaren Shqiptare është rikthimi i Ismajlit, i cili e ndoqi këtë përballje nga stoli. Mbrojtësi duket se është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për duelet e radhës, edhe atë kualifikues të Euro2024 mes Kombëtares Shqiptare dhe Republikës Çeke.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article