Humbja në Kukës i “kyç” gojën PD

11 months ago 21
Reklamë
15:12 27/09/2023

Disa ditë pas zgjedhjeve, PD e drejtuar nga Berisha nuk ka asnjë reagim zyrtar

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dështoi për të dytën herë brenda katër muajve për të marrë drejtimin e Bashkisë së Kukësit edhe pse zgjedhjet 24 Shtatorit mbaheshin pas publikimit të video skandalit të Safet Gjicit në zyrën e kryebashkiakut.

Kandidati i PS, Albert Halilaj fitoi me 13025 vota përball kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Emri Vata të cilit votën i besuan vetëm 7431 qytetarë kuksianë.

Halilaj arriti të mposhtë rivalin e tij me 5594 vota më shumë, ndërsa përmirësoi rezultatin e socialistëve me rreth 3 mijë vota më tepër në krahasim me zgjedhjet e 14 Majit.

Por 3 ditë pas zgjedhjeve, për humbjen e cila i shtohet bilancit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ende nuk ka një reagim zyrtar nga PD e drejtuar nga Sali Berisha, e cila nxori Emri Vatën si kandidat nëpërmjet primareve.

Ndryshe nga herët e tjera, kur denoncimet dhe reagimet ishin të menjëhershme për blerje të votave nga ana e PS, këtë herë PD ka zgjedhur të heshtë. Të vetmet reagime nga radhët saj janë bërë në studio të ndryshme televizive, ku përsëritet e njëjta akuza për blerje të votave, por zyrtarisht PD nuk ka bërë një denoncim me fakte konkrete ap të tregoj qëndrimin e saj para qytetarqëve që e mbështesin.

Klan News ka tentuar të marrë një reagim nga PD për humbjen në Kukës, por askush nuk ka folur. Nga Koalicioni Bashkë Fitojmë ka reaguar vetëm kryetari i PL, Ilir Meta, i cili tha se zgjedhjet në Kukës u manipuluan nga PS, por përsëri qytetarëve nuk u tregoi prova.

Dukse se heshtja e PD e drejtuar nga Berisha tregon se rezultati pranohet prej tyre dhe se mjaftohen me akuzën se me Edi Ramën Kryeministër nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Përveç librit të zi që PD krijoi për të publikuar pretendimet e tyre për manipulimet zgjedhore të 14 Majit nga PS, PD nuk ka marrë asnjë masë konkrete në terren për të mbrojtur votën apo për të konstatuar parregullsitë zgjedhore dhe më pas ti denoncojë ato. Nëse zgjedhjet në Kukës janë blerë siç pretendohet nga eksponent të ndryshëm demokratë, heshtja tregon se PD pranon të mposhtet në zgjedhje edhe pse gjatë procesit mund të jenë regjistruar pa rregullsi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article